Njoftim nga KRM “Pastrimi” në Drenas
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” njësia në Drenas, njofton qytetarët se kryerja e shërbimit me mbeturina nuk ka mundur të kryhet dje (30.03.2021) sipas orarit të rregullt, për arsye të defekteve të shumta në automjete, ku gjatë ditës së martë ka pasur vetëm dy automjete në shërbim dhe ato kanë qenë me defekte.
Zona që kanë mbetur pa ju kryer shërbimi janë; Gllobar, Arllat lagja Gashi, lagja e Xhamisë, Kodrali, Faniqt, fshati Baicë lagjet Vrellaku, Elshani, Ramadani dhe një pjesë e lagjes Leku. Në fshatin Baicë shërbimi ne lagjet e lartpërmendura nuk është kryer edhe javën e kaluar.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
SHPËRNDAJE