Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Arllat të Drenasit.
Zëdhënësja Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se në aksident ishin të përfshira katër vetura.
“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë, ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha ajo.
Ahmeti tha se personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor.
Kohëve të fundit në Kosovë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ndërkaq Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit./Telegrafi/
/KlanKosova.
SHPËRNDAJE