NJOFTIM PËR HAPJEN E SHQYRTIMIT PUBLIK “Projekt dokumenti-Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029″

Komuna e Drenasit (Gllogocit) fton qytetarët, sektorin publik dhe privat, ekspertët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në procesin e Shqyrtimit Publik të “Projekt dokumentit – Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029”.

Hapja e Shqyrtimit publik “Projekt dokumenti – Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029”, do të mbahet me datë 12 korrik 2021, në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.

Shqyrtimi publik për Projekt dokumentin-Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029, zgjat 30 ditë që nga dita e hapjes, në të cilën gjatë periudhës së shqyrtimit publik qytetarët e Komunës së Drenasit kanë mundësi që të japin vërejtje, komente, sugjerime për “Projekt dokumentin – Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029”, të cilat mund të paraqiten në formë të shkruar gjatë periudhës së shqyrtimit publik, dhe t’i adresohen Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, ndërtesa e komunës, kati II-të ose në e-mailin zyrtar komuna.drenas@rks-gov.net.

Qëllimi i organizimit të shqyrtimit publik, si pjesë e procesit të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, është që të pranohen dhe vlerësohen komentet të cilat shërbejnë për ngritjen e cilësisë së dokumentit, para dorëzimit të tij për miratimin përfundimtar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe në Kuvendin e Komunës.

SHPËRNDAJE