Florim Gara i bashkohet PDK-së, Lladrovci mirëpret aderimet e reja

Florim Gara, mastër i kimisë, inxhinier dhe veprimtar i dëshmuar, kontribues konsekuent i vlerave të shtetit tonë, sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Është kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ai që njofton për kalimin e Garës në PDK.

Njoftimi i plotë i Lladrovcit:

Vizioni dhe puna jonë për Drenasin dhe Kosovën, po konfirmohet me ardhjet e vazhdueshme, duke na bërë jo vetëm krenar por edhe përgjegjës për besimin qytetar.

Sot, na u bashkua në rrugën e fitores së PDK-së, shoku i shkollës dhe miku im, Florim Gara, mastër i kimisë, inxhinier dhe veprimtar i dëshmuar, kontribues konsekuent i vlerave të shtetit tonë.

Mirëpresim aderimet e paralajmëruara nga qytetarët dhe subjektet tjera politike, të cilat vlerësojnë punën dhe përkushtimin tonë politik dhe institucional.

SHPËRNDAJE