Kalo te lajmet
e shtunë, 26 shtator 2026 Drenas, Kosovë 🌧 11° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 02:50

Ballina › Lajme

Agjenda e aktiviteteve për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

10 shkurt 2023, 17:37

Agjenda e aktiviteteve për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Komuna e Drenasit, më rastin e shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka planifikuar disa aktivitete kulturore dhe seancë solemne.

Më poshtë gjeni agjendën për shënimin e kësaj date;

Më 15.02.2023, stolisja  e qytetit (dekorimi) me flamuj shtetëror dhe kombëtar, panot në qytet; ( zhvendosja e dekorimit me datën 20.02.2023 )

Më 16 shkurt 2023, prej orës 09:00 , homazhe pranë Shtatoreve të Heronjve në sheshin ’’Fehmi Lladrovci” në Drenas,

Më 16 shkurt 2023, prej orës 9:30, homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë, po ashtu në të gjitha  vend varrezat e dëshmorëve në komunën tonë sipas listës

Më 16 shkurt 2023, prej orës 11:00 në Sallën e Kuvendit, Seanca Solemne e Kuvendit;

Më 16 shkurt 2023, prej orës 12:00 në Sallën e Kulturës në Drenas, Program Festiv.

Më 16 shkurt 2023 Shoqata e Veteranëve të Edukimit Fizik dhe Sportit mban Aktivitet sportiv – Shah nga ora 14:00;  ndërsa Pingpong nga ora 15:00  në ShFMU “Rasim Kiqina” Drenas.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑