Përkujtohen dëshmorët Abedin Salih Bujupi dhe Fatmir Rexhep Isufi Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme për sakrificën e dëshmorëve të kombit, Abedin Salih Bujupi dhe Fatmir Rexhep Isufi,...
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përjetshme për sakrificën e dëshmorëve të kombit, Abedin Salih Bujupi dhe Fatmir Rexhep Isufi, udhëheqësit e Komunës së Drenasit bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tyre.
Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala, drejtorë të drejtorive, familjarë dhe bashkëluftëtarë, vendosën lule dhe bënë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, ku prehet dëshmori Fatmir Rexhep Isufi, si dhe pranë lapidarit të dëshmorit Abedin Salih Bujupi në Negroc, në vendin e rënies së tij heroike.
Me nderim të thellë u përkujtua sakrifica sublime e tyre për lirinë e Kosovës, një sakrificë që mbetet e skalitur në kujtesën historike të popullit tonë.
Liria e Kosovës mban vulën e gjakut të dëshmorëve, ndërsa emrat dhe vepra e tyre do të jetojnë përherë në kujtesën dhe mirënjohjen e brezave.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Burimi: Komuna e Drenasit.