Kalo te lajmet
e diel, 1 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 02:20

Ballina › Lajme

Aksident i rëndë mes një veture dhe traktori në Tërstenik të Drenasit

12 prill 2021, 18:18

Aksident i rëndë mes një veture dhe traktori në Tërstenik të Drenasit

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tërsetenik të Drenasit.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një mjetë bujqësor, përkatësisht traktor i cili ishte i mbushur me dru.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Tërstenik të Drenasit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një veturë dhe një mjet bujqësor (traktor). Bazuar në të dhënat e deritanishme, një person ka marrë lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti trafikut”, ka bërë të ditur ajo.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Derisa vetura ka përfunduar jashtë rrugës, kolona të gjata janë shkaktuar si pasojë e këtij aksidenti./IndeksOnline/

https://www.facebook.com/watch/?v=292248305615205

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑