Kalo te lajmet
e hënë, 5 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 10° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 01:59

Ballina › Lajme

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

20 shkurt 2021, 20:19

Aksident trafiku në Drenas, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni, që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Drenas – Komoran.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc – Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑