Kalo te lajmet
e shtunë, 3 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 20° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 14:38

Ballina › Lajme

Zjarri në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Gashi: Ishte prej më të mëdhave të dekadës së fundit, u mobilizuan edhe ekipe nga Lipjani e Drenasi

3 tetor 2026, 13:48

Zjarri në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, Gashi: Ishte prej më të mëdhave të dekadës së fundit, u mobilizuan edhe ekipe nga Lipjani e Drenasi

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i së premtes në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë ishte prej zjarreve më të mëdha të dekadës së fundit.

Gashi në një postim në Facebook shkruan se në përballje u mobilizuan me shpejtësi edhe kolegë që nuk ishin në orar të rregullt pune.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Dje, deri pas mesnate, ekipet tona u përballën me njërin prej zjarreve më të mëdha të dekadës së fundit.

Në një situatë të tillë, ekipet e BPZ-së bënë gjithçka që ishte e mundur për ta ndërprerë përhapjen dhe vënë zjarrin nën kontroll. Në përballje u mobilizuan me shpejtësi edhe kolegë që nuk ishin në orar të rregullt pune

Shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për të gjithë kolegët, të cilët dhanë maksimumin, me përkushtim dhe guxim, deri në orët e vona të natës.

Një falënderim i veçantë për ekipet e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Lipjani dhe Drenasi, të cilat iu përgjigjën thirrjes dhe na u bashkuan në përballimin e këtij zjarri.

Ju lumtë, kolegë!

Respekt për punën, sakrificën tuaj. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑