Çka po paralajmëron Lladrovci: Me Glaukun biseduam si bëhet Kosova më mirë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të rastësishëm dhe një bisedë me Glauk Konjufcën.
Lladrovci tha se gjatë këtij takimi nuk kanë diskutuar për politikë apo poste, por për mënyrën se si mund të bëhet Kosova më mirë.
“Koha po ecën, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjejë lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka theksuar se, sipas tij, çështjet e pazgjidhura mund të ishin adresuar më herët, por nuk është vonë për ata që kanë vullnet që, siç u shpreh, “ta rreshtojnë veten pas Kosovës”.
“Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci. /Epoka e Re/