Njoftim për banorët e fshatrave Arllat, Negroc dhe Vuçak
Njoftohen qytetarët se segmenti rrugor Arllat–Negroc–Vuçak do të mbyllet përkohësisht për qarkullim, për shkak të punimeve për asfaltimin dhe finalizimin e rrugës.
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Infrastrukturës Publike, njofton banorët e fshatrave Arllat, Negroc dhe Vuçak, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik, se segmenti rrugor që lidh këto fshatra do të jetë i mbyllur përkohësisht, sipas këtij orari:
📅 Fillimi i mbylljes: 10.11.2026, nga ora 12:00
📅 Përfundimi i paraparë: 13.11.2026, në ora 16:00
Gjatë kësaj periudhe do të realizohen punimet për shtrimin e dy shtresave të asfaltit. Sipas planit dinamik të punimeve, për përfundimin e këtij procesi nevojiten rreth 3–4 ditë, me ç’rast pritet të finalizohet asfaltimi i këtij segmenti rrugor.
Andaj, lusim banorët e këtyre fshatrave dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që gjatë periudhës së mbylljes të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim.
Komuna e Drenasit falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim.
Burimi: Komuna e Drenasit.