Kalo te lajmet
e martë, 6 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 17° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 19:40

Ballina › Lajme

Parregullësi në kantierin e ndërtimit në Drenas, urdhërohet ndërprerja e punimeve

29 shtator 2026, 17:44

Parregullësi në kantierin e ndërtimit në Drenas, urdhërohet ndërprerja e punimeve

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar parregullësi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas Inspektoratit, gjatë kontrollit janë evidentuar mangësi që lidhen me mosmarrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e punëtorëve.

Për këtë arsye është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, duke u bërë thirrje punëdhënësve që t’i respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas Inspektoratit, respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑