Kalo te lajmet
e shtunë, 3 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 20° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 14:39

Ballina › Lajme

Lladrovci fton qytetarët për marshin e 12 shtatorit: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!

10 shtator 2026, 12:00

Lladrovci fton qytetarët për marshin e 12 shtatorit: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!

Me rastin e “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në orën 14:00, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje, duke përcjellë mesazhin: “Të bashkuar me kërkesën për drejtësi”.

Në një postim në “Facebook”, Lladrovci ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin, i cili synon të kërkojë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, qytetarë, zonja e zotërinj, ju ftoj të merrni pjesë në ‘Marshin për Liri’, më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Të bashkuar me kërkesën për drejtësi, në Shesh, do të theksojmë solidaritetin dhe riafirmojmë bindjen tonë të thellë me besim të plotë në pafajësinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes. Bëhu pjesë e Marshit paqësor e dinjitoz!”, ka shkruar Lladrovci. /Epoka e Re/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑