Kalo te lajmet
e martë, 3 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 19:32

Ballina › Diasporë

Drejtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Lulzim Nika, voton në zgjedhjet amerikane

3 nëntor 2026, 18:13

Drejtori i shkollës “Fehmi Lladrovci” në Drenas, Lulzim Nika, voton në zgjedhjet amerikane

Dr. Lulzim Nika, drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet që po mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nika, i cili posedon edhe shtetësi amerikane, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh pas votimit, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit ekonomik të SHBA-së dhe rolit të saj në arenën ndërkombëtare.

“Sot, si qytetar amerikan, ushtrova të drejtën time të votës. Votova për një Amerikë më të fuqishme ekonomikisht dhe me qëndrim të vendosur në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Nika.

Lulzim Nika është i njohur për angazhimin e tij në fushën e arsimit në Kosovë, ndërsa aktualisht drejton Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Sot, më 3 nëntor, në SHBA po mbahen zgjedhjet e mesmandatit, ku qytetarët amerikanë votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kongres, si dhe për një sërë pozitash shtetërore dhe lokale. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑