Kalo te lajmet
e hënë, 5 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 21° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 12:09

Ballina › Lajme

Drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e pengesave në rrugë

18 janar 2023, 11:29

Drejtoria e Inspekcionit ka filluar largimin e pengesave në rrugë

Drejtoria e Inspekcionit, ka filluar se implementuari projektin për largimin e pengesave në rrugët e asfaltuara që nuk posedojnë pëlqim nga organi kompetent dhe që janë në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ nr.19/2017.

Komuna e Drenasit, kërkonë nga qytetarët që të kenë mirëkuptim nëse ndonjë rrugë hasin në pengëza për lëvizje. Drejtoria e Inspekcionit do të largojë të gjitha pengesat në rrugët lokale në Komunën e Drenasit të cilat janë pa pëlqim dhe pengojnë lëvizjen e automjeteve dhe makinerive për mirëmbajtjen e rrugëve.

Drejtoria e Inspekcionit u bënë thirrje qytetarëve të mos vendosin pengesa në rrugë pa pëlqim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të kundërtën do të merren të gjitha masat ligjore kundër atyre që dëmtojnë pronën publike dhe bien ndesh me ligjet në fuqi.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑