Kalo te lajmet
e shtunë, 31 tetor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 10° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 13:49

Ballina › Lajme

Drenas, mbahet punëtori treditore për transparencë dhe llogaridhënie

10 dhjetor 2024, 21:10

Drenas, mbahet punëtori treditore për transparencë dhe llogaridhënie

Kuvendi i Komunës së Drenasit ka organizuar një punëtori treditore me qëllim hartimin e katër dokumenteve të rëndësishme që do të rregullojnë transparencën, llogaridhënien dhe gjithëpërfshirjen e qytetarëve të komunës. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të proceseve administrative dhe forcimit të lidhjes midis institucioneve komunale dhe qytetarëve.

Punëtoria është mbajtur me pjesëmarrjen e nënkryetarit të Komunës së Drenasit, Arben Shala, kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani, anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe zyrtarëve të tjerë komunalë.

Punëtorinë e ka përshëndetur nënkryetari i Komunës së Drenasit, z. Shala, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Po ashtu, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Lestrani, ka vlerësuar punën e përbashkët mes anëtarëve të Kuvendit dhe administratës komunale, duke e cilësuar këtë punëtori si një hap konkret drejt avancimit të qeverisjes së mirë.

Udhëheqjen e kësaj punëtorie e ka bërë Bekim Dobra, udhëheqës i Zyrës për Komunikim me Publikun, i cili ka koordinuar diskutimet dhe hartimin e dokumenteve strategjike.

Gjatë tre ditëve të punë intensive, pjesëmarrësit kanë bashkëpunuar për të hartuar dokumente strategjike që synojnë të:

-Rrisin transparencën në vendimmarrje dhe informimin publik

-Përmirësojnë llogaridhënien e institucioneve ndaj qytetarëve

-Garantojë përfshirjen më të madhe të qytetarëve në proceset komunale

Rezultatet e kësaj punëtorie priten të reflektojnë në dokumente konkrete, të cilat do të prezantohen dhe miratohen në Kuvendin Komunal në javët e ardhshme. Ky angazhim për transparencë dhe gjithëpërfshirje është një hap i rëndësishëm drejt një qeverisjeje më të mirë në shërbim të qytetarëve të Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑