Familja Shala nga Zabeli i Drenasit rrëfejnë ngjarjen se si ndodhi aksidenti dhe si përfunduan sirianët në oborr të tyre

Oborri i familjes Shala nga Zabeli i Ulët i Drenasit, është mbushur përplot me xhama të thyer e pjesë të veturës.

Pikërisht në këtë hapësirë një ditë më parë ndodhi një aksident aspak i zakonshëm. Një veture e cila kishte pesë emigrantë ilegal i kishte rënë në gjurmë policia e Kosovës, e derisa po ndiqte, vetura e dyshuar u aksidentua me veturën e kësaj familje.

Arsim Shala, pronari i shtëpisë tregon për T7 se si ka ndodhur ngjarja, transmeton DrenicaOnline. Ai thotë se kanë qenë në gjumë dhe kanë dëgjuar një krismë të madhe, sikur të bombës. Kur kanë jashtë kanë parë sirianët e lënduar dhe intervendimin e policisë për ti arrestuar.

Sipas pronarit të shtëpisë, shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa sirianët kanë mbetur të hutuar nëpër oborr të shtëpisë.

Dëshmitar i rastit ishte edhe axha i Arsimit, i cili kishte ndihmuar policinë për të kapur të dyshuarit. Ai thotë se vetura kishte ardhur me shpejtësi dhe më pas e ka goditur kombin tonë.

Gjendja e migrantëve nuk ishte e mirë, por ata të gjithë të lënduar u dërguan në emergjencë.

SHPËRNDAJE