Kalo te lajmet
e diel, 4 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 19° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 11:54

Ballina › Lajme

Fatmir Limaj: Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë!

14 janar 2021, 00:07

Fatmir Limaj: Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë!

Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte ka qëndruar në Llapushnik për të takuar qytetarët në prag të zgjedhjeve.

Njoftimi:

Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës.

Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin.

Njerëzit e mirë anekënd Kosovës po bashkohen rreth këtij projekti si të domosdoshëm për vendin dhe i cili nuk lejon cenimin e vlerave tona kombëtare.

Me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe strukturat tona në këto zona do të jemi edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.//DrenicaOnline.com

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑