Kalo te lajmet
e hënë, 28 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 23:33

Ballina › Sport

FC Liqeni do ta përfaqësojë Kosovën në Futsal Champions League

11 korrik 2021, 19:17

FC Liqeni do ta përfaqësojë Kosovën në Futsal Champions League

Skuadra tashmë ka mësuar grupin, kundërshtarët dhe vendin në kuadër të Preliminary UEFA Champions League që mbahet muajin e ardhshëm.

Grupi H do përbëhet nga katër skuadra në mesin e të cilave gjendemi edhe ne. Skuadra gjermane TSV Weillimdorf Futsal është nikoqire, grup në të cilin bëjnë pjesë dhe skuadra London Helvecia Futsal Club (Angli) dhe Tavşançali SK (Turqi).

Përballjet do realizohen muajin e ardhshëm në sistemin direkt, teksa fituesi i grupit edhe avancon tutje në Main Round UEFA Champions League.

Klubi do fillojë tani edhe përgatitjet teknike dhe të fazës parasezonale, për të qenë sa më të gatshëm në prezantimin e vendit tonë në garat ndërkombëtare.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑