Kalo te lajmet
e hënë, 5 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 22° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 17:09

Ballina › Lajme

Fëmijët dërgojnë në hekurishte një mjet shpërthyes

29 qershor 2021, 22:02

Fëmijët dërgojnë në hekurishte një mjet shpërthyes

Disa fëmijë në fshatin Fushticë e Epërme e Drenasit, kanë dërguar në hekurishte një mjet shpërthyes së bashku me disa materiale të tjera metali.

Mjetin shpërthyes e ka vërejtur pronari i hekurishtes, i cili më pas menjëherë e ka lajmëruar Policinë e Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësiti i KFOR-it dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës për deminim, të cilat mjetin e dyshuar e kanë marrë me vete.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑