Kalo te lajmet
e martë, 29 shtator 2026 Drenas, Kosovë ☀ 11° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 07:50

Ballina › Sport

Feronikeli ’74 i bie pishman, vazhdon garat

2 nëntor 2024, 23:05

Feronikeli ’74 i bie pishman, vazhdon garat

Feronikeli ’74 i bie pishman. Skuadra nga Drenasi do të vazhdojë garat në elitën e futbollit tonë.

Feronikeli ’74 të enjten vendosi të tërhiqet nga garat pasi pretendoi se është dëmtuar nga gjyqtarët në 11 javët e para të Superligës.

Mirëpo, kreu i Niklit ’74, Endrit Krasniqi të premten në një konferencën për media, ka konfirmuar se skuadra nga Drenasi do të vazhdojë garat.

Edhe kapiteni i Feronikelit ’74, Lapidar Lladrovci, ka thënë se Nikli do të vazhdojë garat.

“Për hir të futbollit e tifozëve, kemi vendosur të mbesim në ligë”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka kërkuar nga Federata e Futbollit të merr masa ndaj gjyqtarëve.

Feronikeli ’74 nesër do të përballet me Ballkanin në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll, ndeshje që fillon në orën 13:00.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑