Kalo te lajmet
e mërkurë, 30 shtator 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 12° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 01:17

Ballina › Sport

Feronikeli kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

10 shkurt 2021, 19:06

Feronikeli kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin sintetik në Ferizaj, skuadra e Feronikelit ka siguruar “biletën” për çerekfinalen e Kupës së Kosovës, duke mposhtur Arbërinë, me rezultat 0-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me të dyja skuadrat që tregoheshin të kujdesshme, duke matur fuqinë e njëra-tjetrës me raste të kohë pas kohshme.

Gjatë pjesës së dytë erdhi goli i vetëm i ndeshjës.

Në kohën kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, i futuri në lojë gjatë pjesës së dytë, Marko Milickovic, shënoi për 0-1, në minutën e 89-të, për të dërguar në çerekfinale Feronikelin.

Për fazën tjetër të Kupës së Kosovës do të ketë sërish short, ku edhe do të dihet kundërshtari i radhës.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑