Feronikeli mposhtet në shtëpi nga Drenica

Drenica ka fituar derbin ndaj Feronikelit, ku si mysafir triumfoi me rezultat 3-1.

“Kuq e Zinjtë” kështu i dhanë fund serisë negative prej tetë ndeshjeve pa fitore, njofton Klan Kosova.

Kreshnik Uka dy herë dhe Erlis Frashëri ishin autorët e golave për mysafirët.

Ndërkohë Feronikelit nuk i mjaftoi goli i vetëm nga Marko Simonovski.

Feronikeli dhe Drenica ndahen nga një pikë në renditjen tabelore, me “Niklin” që ka tubuar 24 pikë kurse “Shqiponjat” 23.

SHPËRNDAJE