Kalo te lajmet
e hënë, 5 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 9° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 04:23

Ballina › Lajme

Gazmend Hoxha nga Drenasi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

8 mars 2023, 12:49

Gazmend Hoxha nga Drenasi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, pas gjashtë muajve bëhet sërish me drejtor të përgjithshëm. Gazmend Hoxha, i cili deri para pak orëve mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë besimin e kryeministrit Albin Kurti për ta drejtuar policinë për një mandat të plotë me mundësi vazhdimi.

Hoxha ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur muaj më parë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, ku në garë ishin gjithsejtë pesë kandidatë, raporton IndeksOnline.

Nga 40 pikë maksimale, ai ka grumbulluar 27.5. Këto të dhëna ishin bërë publike nga Ambasada e Britanisë së Madhe, e cila ka mbikëqyr procesin e intervistimit, i cili ka zgjatur për dy ditë, 6 dhe 7 shkurt.

Pjesë e komisionit vlerësues kanë qenë: Fahrije Tërnava (Kryesuese), Naim Bardiqi, Blerim Hasani, Refike Sulçevsi dhe Skënder Perteshi, anëtarë.

Drejtori i Përgjithshëm i raporton dhe i përgjigjet drejtpërdrejt ministrit të Punëve të Brendshme për administrimin dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës.

Konkursi për drejtor policie ishte i brendshëm pasi që kriter për këtë pozitë ka qenë grada policore kolonel, nënkolonel ose major, së paku pesë vjet.

Secili kandidatë për këtë pozitë, i është nënshtruar verifikimit të sigurisë sipas ligjit të aplikueshëm.

Ndryshe Fehmi Hoti ishte Ushtrues Detyre për gjashtë muaj, që nga koha kur dha dorëheqje drejtori, Samedin Mehmeti.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑