Kalo te lajmet
e martë, 3 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 20:18

Ballina › Lajme

Haradinaj sonte në Qikatovë të Drenasit, shpalosa programin e Aleancës

2 shkurt 2021, 01:07

Haradinaj sonte në Qikatovë të Drenasit, shpalosa programin e Aleancës

Kreu i AAK-së njëherësh kandidati për president të vendit nga radhët e kësaj partie, Ramush Haradinaj, gjatë mbrëmjes së sotme ka qëndruar në Qikatovë të Drenasit.

Haradinaj u shpreh se përkrahja për rininë si dhe ekonomia e sundimi i ligjit janë shtyllat kryesore të Aleancës.

“Në Qikatovë të Drenasit, shpalosa programin e Aleancës, shtyllat kryesore të tij, ekonominë, sundimin e ligjit, mirëqenien dhe politikën e jashtme. Përkrahja për rininë, që është politikë e përhershme e Aleancës, është shpërfaqur edhe në listën e saj për 14 shkurtin. Përfshirja e të rinjve profesionistë në vendimmarrjen politike është garancë e suksesit tonë.#ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑