Kalo te lajmet
e diel, 15 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌫 1° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 06:16

Ballina › Lajme

Jakup Krasniqi: Në emër të popullit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij e jo ata që dënuan luftën tonë

16 shkurt 2021, 20:28

Jakup Krasniqi: Në emër të popullit tim, flasim ne përfaqësuesit e tij e jo ata që dënuan luftën tonë

Aktualisht po vazhdon të mbahet  seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Në një rast, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën, duke thënë se ata që mund të flasin në emër të Kosovës dhe popullit të saj, janë përfaqësuesit e tij, e jo ata që tentuan ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit shqiptar.

“Kam reagim në fjalën e prokurorit z. Smith kur foli në emër të popullit të Kosovës. Unë 45 vjet të jetës sime i kam të angazhuara për liri, drejtësi dhe për çlirimin e popullit tim nga robëria… Prandaj në emër të popullit tim, në emër të luftës dhe sakrificave, flasim ne përfaqësuesit e tij dhe jo ata që tentojnë ta dënojnë luftën shumëvjeçare të kombit tim, e në mënyrë të veçantë luftën e fundit të populli tim për liri barazi dhe shtetndërtim, për çka kombi ynë e ka fituar mbështetjen ndërkombëtare dhe Kosova sot është shtet i pavarur dhe i lirë nga ai regjim”, tha Krasniqi para trupit gjykues.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑