Kalo te lajmet
e premte, 6 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 16:54

Ballina › Komuna

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

6 nëntor 2026, 14:07

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë gjatë inspektimeve në terren, për shkak të mosrespektimit të kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.

Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në vendin e punës. /Telegrafi/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑