Jep dorëheqje kryetari i Kuvendit Komunal në Drenas

Labinot Halilaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.

Halilaj nuk ka dhënë asnjë arsye se pse është dorëhequr nga ky post, por ka thënë se aktivitetin e tij do ta vazhdojë si anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Të nderuar familjarë, miq, simpatizantë dhe aktivistë të PDK-së, përmes këtij postimi, ju njoftoj mbi dorëheqjen time nga pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal të Drenasit. Aktivitetin tim politik do ta ushtroj tani vetëm si anëtar i kryesisë së partisë së degës dhe mbetëm mbështetës i fuqishëm i z.Lladrovci”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/

SHPËRNDAJE