Komuna e Drenasit mban aktivitete pë 28 nëntorinv

Komuna e Drenasit ka mbajtur aktivitetet festive të organizuara për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Komuna njofton se aktivitetet nisën me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Marinë dhe në gjitha vendvarrezat e tjera të dëshmorëve në Komunën e Drenasit. Pjesëmarrësit, përfshirë përfaqësues të institucioneve, qytetarë dhe familjarë të dëshmorëve, nderuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e kombit.

Pas homazheve, në Sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit u mbajt seanca solemne, ku përfaqësues të institucioneve dhe mysafirë të ftuar diskutuan rëndësinë historike të kësaj dite për shqiptarët. Seanca u zhvillua në një atmosferë respekti dhe përkujtimi për ngjarjet e shënuara të 28 Nëntorit.

Në Sallën e Kulturës u mbajt Akademia Solemne, ku përmes fjalimeve dhe aktiviteteve artistike, u përkujtuan simbolika dhe rëndësia kombëtare e kësaj date. Gjithashtu, në hollin e Sallës së Kulturës, u prezantua një ekspozitë nga piktori Nazmi Heta, e cila tërhoqi vëmendjen e vizitorëve me punimet e saj unike.

Në nderim të veprimtarëve të Këshillit Komunal për Financim, në Sallën e Kuvendit Komunal u organizua një takim nderi me ta, në të cilën mbjati fjalë rasti edhe kryetari Lladrovci.

“Këto aktivitete, të mbushura me simbolikë dhe domethënie kombëtare, dëshmuan përkushtimin e Komunës së Drenasit për të nderuar dhe kujtuar ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.Urime Festa e 28 Nëntorit!”, thuhet në njoftimin e Komunës.

SHPËRNDAJE