Kalo te lajmet
e diel, 1 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 5° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 06:34

Ballina › Lajme

Krasniqi viziton Ramiz Lladrovcin: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

18 nëntor 2021, 22:18

Krasniqi viziton Ramiz Lladrovcin: Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri dhe për të falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka thënë Krasniqi.

Më tej, ai ka shtuar se Ramiz Lladrovci është vlerësuar vazhdimisht si kampion për qeverisjen e mirë dhe transparente në Komunën e Drenasit nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑