Kalo te lajmet
e shtunë, 14 nëntor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 6° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 01:47

Ballina › Lajme

Kryetari Lladrovci merr pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave

14 prill 2021, 14:37

Kryetari Lladrovci merr pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në takimin online të Këshillit të Kryetarëve të Komunave, takim ky i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku temë diskutimi ka qenë situata pandemike dhe masat anti-covid të vendosura nga Qeveria.

Në këtë takim, janë kundërshtuar masat e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë kryetarët prezent në këtë takim, janë dakorduar që të largohen ato e t’u mundësohet puna gastronomisë me masa kufizuese në hapësirat e tyre.

Në këtë takim, janë nxjerr rekomandime të cilat do t’i dërgohen Qeverisë përmes AKK-së. Është kërkuar nga Qeveria të siguroj më shumë vaksina anti-covid e po ashtu është kërkuar që të kenë pako ekonomike për t’i ndihmuar bizneset dhe sektorë të tjerë të prekur nga pandemia.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

Shiko të gjitha lajmet nga Lajmet →

↑