Lideri i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj po zhvillon fushatë derë me derë për të siguruar votat për 14 shkurt.
Ai mbrëmë ishte në Llapushnik ku oda nuk i zënte përkrahësit. Njëjtë edhe sonte, Limaj mori mbështetje nga banorët e Gurbardhit.
Njoftimi i Limajt:
Bashkëluftëtarët tanë kudo në Kosovë në përkrahje të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.
Sonte me kënaqësi zhvillova një bashkëbisedim të hapur me bashkëluftëtarë për sfidat të cilat e presin vendin.
Është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shoh anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.
Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi.
Falënderoj z. Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.
SHPËRNDAJE