Lladrovci pret në takim kik boksierin Azdren Krasniqi, fitues i titullit “Isra Intercontinental Champions League” në Evropë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim kik boksierin nga Negroci, Azdren Krasniqi, i pari në Evropë në fushën e kikboks.Krasniqi është shpallur fitues i titullit ISRA INTERCONTINENTAL CHAMPIONS LEAGUE , i pari në Evropë në fushën e kikboksit në kategorinë e tij.Kryetari Lladrovci është shprehur i nderuar me vizitën e tij në komunën e Drenasit, duke theksuar se ndjehet krenar me suksesin kampion të kik boksierit Krasniqi në Evropë.“Suksesi juaj, vërtetë më bën krenar, dhe ndjehem shumë i nderuar me vizitën tuaj si kik boksieri kampion, në Drenas.

Përfaqësimi juaj dinjitoz duke fituar titullin kryesor në kik boks në ligën evropiane kampione, më bën edhe më krenar, ku nga një vend me të kaluar të lavdishme, sot, të rinjtë e Drenasit, Kosovës, po arrijnë të fitojnë titujt kryesor në sportin, edhe jashtë vendit. Ky është prezantimi më i mirë i Kosovës në botë”, është shprehur Lladrovci.Ndërsa, kik bokiseri Krasniqi falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen dhe është shprehur i lumtur, si një i ri nga Drenasi, ka arritur të fitoj titullin e “Istra Intercontinental Champions”.Ai ka theksuar se këto suksese ia dedikon fshatit të tij, Negrocit dhe Drenasit, dhe se këtë nuk heziton ta prezantoj jashtë vendit në arritjet e tij në këtë fushë.

SHPËRNDAJE