Kalo te lajmet
e diel, 4 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 21° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 15:50

Ballina › Lajme

Lumi “Drenica” del nga shtrati, mbulohen disa ura në fshatrat e Drenasit

30 janar 2021, 21:02

Lumi “Drenica” del nga shtrati, mbulohen disa ura në fshatrat e Drenasit

Komuna e Drenasit bën të ditur se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, ku lumi “Drenica” ka dalë nga shtrati.

Nga kjo janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën.

“Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore. Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑