Mbahet “Kupa e Pavarësisë 2023” nga Federata e Shigjetarisë së Kosovës

Për nder të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, Federata e Shigjetarisë dhe Shenjëtarisë “Qëndresa”, ka mbajtur “Kupën e Pavarësisë 2023”, ku kanë marr pjesë shumë klube të shigjetarisë në vend dhe Shqipëria.

Më këtë rast, presidenti i Federatës, Agon Mala, ka ndarë mirënjohje për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit për mbështetjen e dhënë në aktivitetet e kësaj shoqate. Mirënjohjen e ka pranuar drejtoresha e DKRS-së, Enkela Dema, e cila ka përgëzuar Federatën e Shigjetarisë për sukseset e arritura edhe në nivel ndërkombëtarë. Dema ka shtuar se Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të jetë në mbështetje edhe në të ardhmen për të gjitha klubet, sidomos atyre që kanë suksese përtej kufijve.

“Kupa e Pavarësisë 2023” është mbajtur në Palestrën “Hysni Jetullahu” në Poklek të Ri dhe ne këtë garë kanë marr pjesë klubet e shigjetarisë “Ferronikeli” nga Drenasi, “Qëndresa” në Tërteniku, “Luzhnica” nga Suhareka, “Gërmia” nga Prishtina, “ProPerformancë” nga Mitrovica, “TS” nga Peja, Shigjetaria Tradicionale nga Prizreni si dhe Klubet “Teuta Archery” nga Durrësi, Elbasan Archery nga Elbasani dhe “Studenti” nga Tirana.

Në hapjen e kësaj gare të organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ishte prezent edhe Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ismet Krasniqi, President i Komunitetit Olimpik të Kosovës si dhe Enkela Dema, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit.

Falënderim dhe mirënjohje u ndanë për të gjithë ata që ndihmuan në mbajtjen e kësaj gare si dhe mirënjohje për klubet nga Shqipëria për pjesëmarrje, ndërsa me të mirët në tri vendet e para u shpërblyen me certifikata.

Më poshtë ju prezantojmë rezultatet e kësaj gare;

Hark I Olimpik Recurve Senior/Meshkuj:

1 Edi Dvorani KSH Qëndresa 543 rrathë

2 Hazir Asllani KSH Ferronikeli 514 rrathë

3 Elvin Shytaj Teuta Archery ALB 510 rrathë

Hark i zhveshur bareboë Senior/Meshkuj:

1 Agon Potoku KSH ProPerformance 290 rrathë

2 Adri Kasmi KSH Studenti ALB 258 rrathë

3 Arton Tahiri KSH ProPerformance 157 rrathë

Hark olimpik recurve Junior/Meshkuj:

1 Valmir Gllareva KSH Qëndresa 553 rrathë

2 Yllnor Mala KSH Ferronikeli 455 rrathë

3 Florian Berisha KSH Luzhnica 363 rrathë

Hark olimpik recurve Pionier/Meshkuj:

1 Leart Bazaj KSH Qëndresa 417 rrathë

2 Edonis Bylykbashi KSH Qëndresa 385 rrathë

3 Xhoel Xhavara Teuta Archery ALB 348 rrathë

Hark Tradicional Pionier/Meshkuj:

1 Halis Bujari KSH Tradicionale 17 rrathë

2 Lum Demirt KSH Tradicionale 15 rrathë

3 Raonar Zogaj KSH Tradicionale 14 rrathë

Hark Tradicional Pionier/Femra:

1 Esma Veliu KSH Tradicionale 19 rrathë

2 Pesent Seydula KSH Tradicionale 15 rrathë

3 Anda Krasniqi KSH Tradicionale 9 rrathë

SHPËRNDAJE