Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për ditët e mërkurë, e premte dhe e shtunë.
Nesër nga 08:00-19:30 do të vaksinohen personat e moshës mbi 65-vjeç, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova, rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani. Vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori”, Prishtinë.
Të premten nga ora 08:00-19:30 do të vaksinohen personat mbi 65- vjeç, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova, në sallën “1 Tetori”, Prishtinë. Vaksinimi po ashtu do të bëhet në QKMF-të në të gjitha komunat.
Ndërsa të shtunën, nga ora 08:00-19:30, do të vaksinohen personat mbi 65-vjeç, me prioritet personat e regjistruar në e-Kosova. Vaksinimi bëhet në sallën “1 Tetori” Prishtinë dhe në QKMF-të në të gjitha komunat.
Ndryshe, për nesër është paralajmëruar ardhja e një sasie të re prej më shumë se 38 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.
Kosova është ndër vendet që ka siguruar më së paku vaksina në rajon. Sasia e parë e dozave të vaksinës kundër COVID-19 në vendin tonë si pjesë e COVAX-it ka arritur në fund të muajit mars dhe deri më sot janë vaksinuar rreth 30 mijë persona.
SHPËRNDAJE