Kalo te lajmet
e diel, 1 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 5° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 08:31

Ballina › Lajme

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit në Drenas

5 qershor 2021, 21:29

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit në Drenas

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të shtunën ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit me disa aktivitete me moton “Një qytet të pastër dhe pa mbeturina”.

Për të shënuar këtë ditë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi, zyrtar të kësaj drejtorie dhe vullnetar, kanë bërë mbjelljen e fidanëve në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe ne hapësira të tjera të qytetit.

Po ashtu, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ne këtë ditë ka vazhduar me projektin për largimin e deponive ilegale në territorin e Komunës së Drenasit.

Kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë i vazhdueshëm për të mirën e shëndetit, ambientit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑