Kalo te lajmet
e shtunë, 31 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 07:18

Ballina › Lajme

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, miratohen disa pika

30 nëntor 2024, 21:48

U mbajt mbledhja e Kuvendit Komunal të Drenasit, miratohen disa pika

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, ku u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash gjashtë pika të rendit të ditës.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Lestrani. Në mbledhje morën pjesë kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci; nënkryetari, Arben Shala; drejtorët e drejtorive komunale; anëtarët e Kuvendit; përfaqësues të OSBE-së dhe qytetarë të ndryshëm.

Pikat e rendit të ditës ishin si më poshtë:

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt i Kuvendit Komunal Drenas të dt. 31.10.2024
  2. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për transfer të mjeteve financiare subvencione dhe transfere me nr. 02-400/01-47954 dt. 30.09.2024.
  3. Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për ndryshimin e emrit të projektit me nr. 02-400/01-46220 dt.19.09.2024.
  4. Propozim-Vendim për miratimin përfundimtarë të Raportit të Komisioneve Komunale për vlerësimin e Dëmeve nga fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera.
  5. Propozim-Vendim për krijimin e komisionit i cili do të ndihmojë dhe rekomandojë kryetarit të komunës në lidhje vlerësimin e kërkesave të pranuara për dhënie të pronave me negocim.
  6. Të ndryshme.
Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑