Kalo te lajmet
e hënë, 19 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 15° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 18:04

Ballina › Lajme

Vritet një person në Gradicë të Drenasit, mbetet i plagosur babai i tij

6 prill 2021, 00:23

Vritet një person në Gradicë të Drenasit, mbetet i plagosur babai i tij

Sonte rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit.

Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar.

Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj).

“Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑