Përkundër reshjeve të borës, zyrtarët policorë po vazhdojnë të ndihmojnë qytetarët në Drenas.
Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen policët duke ndihmuar shoferët në orët e vona të mbrëmjes, duke orientuar ata që të mos hyjnë në zonat ku ka më shumë ujë, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditës së sotme si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës shumë rrugë në Drenas dhe komuna tjera janë bllokuar. Ndërsa, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna të Kosovës, mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përmbytje kanë ndodhur në komunën e Drenasit, Prizrenit, Malishevës, Rahovecit, Pejës, Klinës, Gjakovës, Junikut dhe Pejës,
Në Komunën e Drenasit – uji ka depërtuar nëpër oborre të shtëpive në Poklek, Krajkovë, Tërstenik, Shtrumbullovë, Komoran dhe në qendrën e qytetit. /Telegrafi/
SHPËRNDAJE