Kalo te lajmet
e mërkurë, 7 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 14° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 20:38

Ballina › Komuna

Mbyllet nesër për qarkullim rruga në Komoran, ky është orari

7 tetor 2026, 18:49

Mbyllet nesër për qarkullim rruga në Komoran, ky është orari

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se rruga “Skënder Mulaku” në Komoran 3 do të jetë e mbyllur nesër për qarkullim, për shkak të punimeve që po zhvillohen për rregullimin e saj.

Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja e rrugës do të bëhet nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion u kërkohet që të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Komuna e Drenasit ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për pengesat e përkohshme në qarkullim dhe i ka falënderuar ata për bashkëpunimin. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑