Komuna e Drenasit shpall konkurs për 24 leje operimi për auto-taksi
Komuna e Drenasit, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka shpallur konkurs publik për dhënien e 24 lejeve të operimit për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me auto-taksi në territorin e komunës.
Sipas njoftimit të komunës, të interesuarit mund të aplikojnë për këto leje gjatë periudhës 6 deri më 21 tetor 2026.
Afati për aplikim përfundon më 21 tetor, në ora 16:00.
Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se konkursi është hapur për operatorët që synojnë të ushtrojnë veprimtarinë e transportit të udhëtarëve me auto-taksi në territorin e saj. /Telegrafi/