Asfaltohen rrugët në disa lagje të fshatit Korroticë e Ulët

Në kuadër të investimeve infrastrukturore, ka nisur asfaltimi i rrugëve në disa lagje të fshatit Korroticë e Ulët në Komunën e Drenasit. Ky projekt po realizohet me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe lëvizjes për banorët lokalë.
Me këtë investim, po jetësohen edhe më tej premtimet për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të zhvilluar më tej infrastrukturën rurale në komunë.
Komuna ka theksuar se do të vazhdojë me projekte të ngjashme në pjesë të tjera të territorit, duke synuar zhvillim të barabartë për të gjithë banorët.

SHPËRNDAJE