E godet me veturë një person në Drenas/ Viktima përfundon në QKUK, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka goditur me veturë një burrë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor 2026, rreth orës 20:20, transmeton DrenicaOnline.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas pranimit të trajtimit mjekësor, viktima është liruar nga spitali.
Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar nga Policia si “Lëndim i rëndë trupor”./DrenicaOnline/