Kalo te lajmet
e mërkurë, 4 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ☁ 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 15:12

Ballina › Komuna

MBAHET KONSULTIMI PUBLIK PËR DRAFT-RREGULLOREN KOMUNALE PËR TRANSPORTIN RRUGOR NË TERRITORIN E KOMUNËS SË DRENASIT

4 nëntor 2026, 12:00

MBAHET KONSULTIMI PUBLIK PËR DRAFT-RREGULLOREN KOMUNALE PËR TRANSPORTIN RRUGOR NË TERRITORIN E KOMUNËS SË DRENASIT

Sot është mbajtur konsultimi publik me qytetarë për Draft-Rregulloren Komunale për Transportin Rrugor në territorin e Komunës së Drenasit, dokument që synon të krijojë një kornizë të qartë për organizimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e transportit rrugor në nivel komunal.

Takimin e hapi Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili theksoi rëndësinë e këtij dokumenti dhe të procesit të konsultimit publik, duke i ftuar qytetarët që përmes komenteve dhe sugjerimeve të kontribuojnë në përmirësimin e tij.

Në fjalën e tij, Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE), Nexhmedin Gruda, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, si dhe grupin punues për angazhimin dhe punën e bërë gjatë hartimit të kësaj rregulloreje.

Ndërsa, Afrim Prokshi prezantoi qëllimin dhe përmbajtjen e dokumentit, duke theksuar se përmes kësaj rregulloreje përcaktohen kushtet, kriteret dhe mënyra e organizimit, ushtrimit dhe mbikëqyrjes së transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë dhe automjete taksi, si dhe transportit rrugor të mallrave në territorin e Komunës së Drenasit.

Rregullorja trajton çështje të rëndësishme që lidhen me organizimin e transportit, përcaktimin e linjave, itinerareve dhe orareve, vendndalimet, licencimin e operatorëve, kushtet teknike dhe të sigurisë së automjeteve, tarifat e transportit, përdorimin e taksimetrit, vendqëndrimet dhe vendparkingjet, si dhe të drejtat dhe mbrojtjen e udhëtarëve.

Gjatë konsultimit, të pranishmit patën mundësinë të paraqesin komentet, vërejtjet dhe propozimet e tyre lidhur me përmbajtjen e draft-rregullores, me qëllim të përmirësimit dhe plotësimit të saj.

Konsultimi publik mbetet i hapur deri më 6 nëntor 2026. Të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara janë të ftuar që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre brenda këtij afati.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit publik dhe shqyrtimit të komenteve të pranuara, Draft-Rregullorja do t’i përcillet Kuvendit të Komunës për shqyrtim dhe miratim.

Burimi: Komuna e Drenasit.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑