Biznesmeni nga Llapushniku me qëndrim në Gjermani, i interesuar të investoi në Drenicë

Afaristi i njohur nga Llapushniku i Drenasit, me qëndrim në Gjermani, Zeqir Gashi së bashku me Konsullin e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi kanë vizituar sot kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin.

Ata kanë biseduar rreth mundësisë për të investuar në këtë komunë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Jashari ka bërë të ditur se të martën ka biseduar me Gashin lidhur me mundësinë e investimeve ndërkombëtare në Skenderaj.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Në takim me Konsullin e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi dhe afaristin e njohur nga Llapushniku i Drenasit, me qendrim në Gjermani, Zeqir Gashi, me të cilët biseduam rreth investimeve nderkombëtare në komunën tonë dhe lehtësirave që si komunë i ofrojmë për investitorët.

Duke i falënderuar për interesimin dhe bashkëpunimin në sjelljen e investimeve në komunën tonë, i sigurova që si qeverisje lokale japim garanci dhe siguri për çdo investim që ndikon në rritjen e punësimit të të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të komunës sonë.

SHPËRNDAJE