Kalo te lajmet
e premte, 6 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 10° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 13:21

Ballina › Arsim dhe Kulturë

Dhimbje në Drenas: Ndërron jetë në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci”, sot nuk mbahet mësim

6 nëntor 2026, 07:56

Dhimbje në Drenas: Ndërron jetë në vendin e punës punëtori i shkollës “Fehmi Lladrovci”, sot nuk mbahet mësim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas, ku ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës Hajrush B. Berisha, punëtor teknik i shkollës IAAP “Fehmi Lladrovci”, transmeton portali DrenicaOnline.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur drejtoria e shkollës, përmes një njoftimi publik.

Sipas njoftimit, Berisha ka ndërruar jetë më 5 nëntor, rreth orës 18:23, derisa ndodhej në vendin e tij të punës.

Në shenjë respekti për të ndjerin, drejtoria e shkollës ka njoftuar se sot, më 6 nëntor 2026, nuk do të mbahet mësim.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot, rreth orës 18:23 në vendin e tij të punës, ka ndërruar jetë punëtori teknik i shkollës sonë Hajrush B. Berisha”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Drejtoria u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, të afërmve dhe gjithë komunitetit shkollor.

DrenicaOnline i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha. /DrenicaOnline/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑