Kalo te lajmet
e enjte, 5 nëntor 2026 Drenas, Kosovë ⛅ 7° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕
Lajmi i fundit 17:46

Ballina › Lajme

Kryetari Lladrovci pret në takim KFOR-in LMT K9 të Italisë

27 prill 2021, 17:52

Kryetari Lladrovci pret në takim KFOR-in LMT K9 të Italisë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci se bashku me nënkryetarin Arben Shala, priti në takim lamtumirës, togerin e KFOR-it LMT K9 nga Italia, Anthony Paciolla i cili ka përfunduar misionin në Kosovë.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar KFOR-in italian për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë publike në vend dhe përkrahjen ndaj Komunës së Drenasit.

Përfaqësuesit e KFOR-it LMT K9 nga Italia, kanë falënderuar gjithashtu kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe, dhe kanë shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe me tutje në funksion të ruajtjes së sigurisë publike.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunim, KFOR-i Italian dhe kryetari Lladrovci kanë shkëmbyer dhurata.

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑