Kryetari Lladrovci viziton qendrën e vaksinimit, bën thirrje për vaksinim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiun, të martën kanë vizituar qendrën e vaksinimit, ku kanë takuar mjekët dhe infermierët për t’u informuar lidhur me procesin e vaksinimit të qytetarëve të Drenasit.

Gjatë qëndrimit në qendrën e vaksinimit, kryetari Lladrovci ka parë nga afër se vaksinimi është duke shkuar mirë, por ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe ka bërë thirrje qytetarëve të Drenasit që të vaksinohen për të mbrojtur veten, familjen dhe rrethin. “Vaksinimi është̈ rruga e mbrojtjes së qytetarëve tanë̈. Këtë̈ e kanë thënë̈ institucionet tona relevante dhe ne insistojmë̈ që këto rekomandime të zbatohen. Vaksina ka të mjaftueshme, vende për vaksinim – po, personel shëndetësorë̈ që kryen vaksinimin – po, çfarë̈ duhet pritur”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Kryetari Lladrovci ka shtuar se “mbrojtja më e mirë është̈ vaksinimi. Askush nuk duhet të pësojë̈ nga pakujdesia Juaj. Është̈ shumë brengosëse se varianti i ri i virusit, Delta, po përhapet shumë shpejtë dhe po i prek edhe fëmijët, prandaj, mos prit, vaksinohu! Për hir të shëndetit tuaj, vaksinimi shpëton jetë”, ka thënë mes tjerash kryetari Lladrovci.

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

SHPËRNDAJE