Kalo te lajmet
e hënë, 5 tetor 2026 Drenas, Kosovë ☀ 9° ⌕ Kërko Shpalljet Galeria Kontakt Na ndiqni: Facebook YouTube
Drenasi Njerëz · Histori · Zhvillim
Lajmi i fundit 05:11

Ballina › Sport

Munishi flet pas fitores: “Feronikeli nuk e meriton këtë situatë, është një klub me traditë”

20 shkurt 2022, 19:18

Munishi flet pas fitores: “Feronikeli nuk e meriton këtë situatë, është një klub me traditë”

Gjilani ka arritur tre pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pasi mposhti me rezultat 3:1 Feronikelin.

Golat i realizuan Blerim Krasniqi (10′), Arbër Prekazi (80′), Edison Kçiku (82′) dhe për Feronikelin Ibrahim Cërvadiku (88’). 

Pas ndeshjes ka folur trajneri, Ismet Munishi, i cili e përgëzoi Feronikelin për paraqitjen.

“Djemtë e Feronikelit luftuan shumë, i përgëzoj. Feronikeli nuk e meriton këtë situatë, është një klub me traditë, është 3 herë kampion e ka fitu edhe Kupën e Kosovës. Dëshiroj që ky klub të këndellet. Sa i përket skuadrës sime jam i kënaqur me paraqitjen” – tha trajneri Ismet Munishi, përcjell Insporti.

Gjilani kryeson me 39 pikë, një me shumë se Drita dhe Feronikeli është në fund me 11 sosh.

/Insporti.com

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑